Grenell për situatën në veri: Nga paqja me Trump, në kaos me Biden

sh-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, ka reaguar për zhvillimet në veriun e Kosovës. Ai tha se situata ka kaluar nga paqja me Donald Trump-in, në kaos me presidentin aktual të SHBA, Joe Biden.

“Trupat e NATO-s kanë marrë objektet në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane. Ne shkuam nga paqja dhe përparimi nën drejtimin e Trump-it, te kaosi dhe okupimi me trupa nën drejtimin e Bidenit”, shkruajti ai në Twitter.

Mëngjesin e së hënës një numër i protestuesve serbë kanë dalë para objekteve komunale në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Synimi i tyre është që të mos i lejojnë kryetarët e zgjedhur që të futen në komunë./klankosova.tv

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1663039687349661696

Lexo gjithashtu
Total
0
Share