ASH i përgjigjet Kasamit: Po i shërbeni VMRO-së dhe jo shqiptarëve

Grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët përmes një shkrimi publik i është përgjigjur ftesës së kreut të BESËS, Bilall Kasami i cili një ditë më parë i bëri thirrje grupit parlamentar të ASH me orientim opozitar që ti bashkohen opozitës.

“Bilall Kasami, Aleanca për Shqiptarët nuk është vetëm grupi parlamentar, s’janë vetëm deputetët, aq më pak një grup mercenarësh që ti i quan kontakte me anëtarësinë e Aleancës për Shqiptarët. Aleanca është një tërësi strukture politike, me hierarkië dhe strukturën e saj politike, të shtrirë në çdo qytet, fshat, lagje, nga Likova në Manastir. Nga vogëlsia jote prej politikani ne nuk presim që të dalin fjalë të mëdha, por vetëm fjalë me mesazhe përçarëse dhe të themi nuk je i gatuar për gjëra të mëdha. E ditkeni fare mirë për çka është Aleanca për Shqiptarët, po a e dini për çfarë keni shërbyer dhe shërbeni ju. Ju dini të bëni vetëm vasalin dhe shërbetorin, shërbëtorë i atyre që u themeloi, shërbëtor i VMRO-së, pastaj LSDM-së e përsëri i VMRO-së, por kurrë në shërbim të shqiptarëve. Ju drejtohesh deputetëve të Aleancës për Shqiptarët e nuk na the ku janë deputetët e tu që kohë pas kohe zhduken e s’janë askund, prandaj Bilall Kasami, arikuloju! Ëëë-të e tua për ne më shumë ngjajnë në të qara të një çunaraku prej marionete politike sesa në diçka serioze. E meqë si marrim vesh këto ëëë-të e tua, po të përgjigjemi me të njëjtën gjuhë që ti e kupton, A?”, thuhet në reagimin e Grupit parlamentar i Aleancës për Shqiptarët./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share