Erdogan fiton zgjedhjet presidenciale në Turqi

Rexhep Taip Erdogan konfirmohet edhe për një mandat presidencial në krye të Turqisë.

Sipas të dhënave paraprake të komisionit zgjedhor në Turqi, nga 98.06 % e votave të numëruara, Erdogan ka arritur të marrë rreth 52.12 të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kiriçdaroglu ka 47.88% të votave.

Në Stamboll janë mbledhur tashmë mijëra simpatizant të AKP, partisë së Presidentit Erdogan, teksa ky i fundit pritet pas pak tiu drejtohet përmes një fjalimi.

Rezultatet janë publikuar nga Andolu, agjencia e shtetërore e lajmeve e autorizuar për publikimin e rezultateve të zgjedhjeve, ndërsa rezultati zyrtar i zgjedhjeve do të publikohet nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share