Danilov: Moment historik për të zmbrapsur rusët
Ushtria ukrainase është gati për të nisur një kundërofensivë të gjerë për të zmbrapsur rusët nga vendi. Këtë e konfirmoi sekretari i Këshillit të Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksi Danilov, i cili në një intervistë për median britanike BBC tha se qeverisë së vendit të tij nuk i lejohet më të bëjë gabime. Sipas tij, ushtria ukrainase ka mundësinë historike për të zmbrapsur rusët nga territoret e pushtuara që prej 2014-ës kur aneksuan Krimenë.
Ai përmendi edhe Bakhmutin, qytetin që njësia famëkeqe pro-ruse Vagner e pushtoi ditët e fundit, për të cilin tha se mercenarët po largohen, duke lënë të kuptohet se kundërofensiva mund të nisë nga ky qytet duke shfrytëzuar kohën e zëvendësimit të pozicioneve të tyre me trupa ruse.
Tv Klan