Blinken dënoi fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës për të cilat tha se po përshkallëzojnë tensionet në veri.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE”, tha Blinken, njofton Klankosova.tv.