Gërvalla takohet me homologun nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, raporton Ekonomia Online.

Takimi i dy ministrave është duke mbajtur në zyrat e MPJD-së, pas takimit të dy homologët do të mbajnë konferencë për medie.

Osmani gjatë ditës do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Bujar Osmani është duke e zhvilluar vizitën në Kosovë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, kjo pasi  Maqedonia e Veriut sipas radhës po e drejton OSBE-në, gjatë ditës së enjten Osmani ka qëndruar edhe në shtetin serb. /EkonomiaOnline/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share