“DO TË ZGJEROHET VENDKALIMI NË TABANOVCË”
Kështu dukej pika kufitare në Tabanovcës vetëm një viti më parë.
Që të mos përsëriten tollovitë në vendkalimet kufitare, siç njofton KlanM, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, tha se po punohet për përmirësimin e infrastrukturës, në radhë të parë zgjerimit të vendkalimeve kufitare, para së gjithash në Tabanovcë.
“Jemi duke punuar bashkë me Ministrinë e Brendshme të Serbisë për përpunimin e softuerit, që do të mundësojë të shkurtohet afati kohor për kalimin dhe kontrollet në vendkalimet kufitare. Po përgatitemi maksimalisht për “Tabanovcën” dhe “Bogorodicën”, por edhe aeroportin ndërkombëtar që të mos ketë tollovi dhe pritje në kufi”,tha Oliver Spasovski.
Tollovitë dhe pritjet e gjatë nëpër kufij, siç njofton KlanM, shënohen gjatë sezonit të verës dhe ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje.
Ky problem më së shumti shfaqet në vendkalimin kufitar të Tabanovcës, kur ka patur raste që mërgimtarët me orë të tëra të presin për të hyrë në vend.
Autoritetet zotohen se konform konkluzioneve të Qeverisë dhe në bashkëpunim me palën serbe, kjo dukuri do të minimizohet gjatë këtij sezoni veror./KlanMacedonia/