Rikthehet Basha, takon të rinjtë në Tiranë: Të flasim të relaksuar

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është rikthyer takimeve me qytetarët.

Pas më shumë se një viti nga dorëheqja e tij prej funksionit të kryetarit të PD, Basha këtë të Mërkurë ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë në kryeqytet.

Ai theksoi në fjalën e tij se në këto zgjedhje lokale pati një indiferencë të qytetarëve për të votuar, e veçanërisht një bojkotim nga ana e të rinjve.

“Unë kam dhënë dorëheqjen, por t’i lëmë formalitetet. Nuk ka nisur akoma ndonjë fushatë, duhet të flasim në mënyrë sa më të relaksuar, ju falenderoj për mbështetjen. Do kemi kohë dhe për tjerat. Rinia është gjithmonë aktive, por politika i thërret për hallet e veta dhe kjo ka shumë kohë, 33 vite.

Vjen një moment kur njerëzit thonë mjaft dhe të parët që kanë folur me heshtjen e tyre kanë qenë të rinjtë. Unë nuk e shoh vetëm si indiferencë, mendoj se ka diçka më shumë që në veçanti politika duhet ta analizojë. Bojkoti, 300 mijë më pak se në zgjedhjet e kaluara është një mesazh ku baza është se nuk e shohin veten tek ofertat, nëse ka oferta”, tha Basha./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share