Protestë: JO bashkimit të lëndëve – pa punë mbesin 200 mësimdhënës!

GIEVSKI: DO TË ZVOGËLOHET NUMRI I ORËVE, DO TË KETË TEPRICË TË MËSIMDHËNËSVE

Me parullën “Thuaj Jo shkatërrimit të gjeografisë si lëndë, para Kuvendit protesoi Sindikata e pavarur për arsim dhe shkencë (SPASH), njofton KlanM.

Sipas arsimtarit Agim Riani, me bashkimin e lëndëve dhe ndryshimet në arsim pa punë mund të mbesin mbi 200 arsimtarë.

“Unë jam në grupin klasor por siç kam dëgjuar diku 200 arsimtarë mbesin pa punë në qoftë se bashkohen ato lëndë , Gjeografi, Histori etj. Pas kësaj proteste do të ulemi dhe do të vendosim hapat e ardhshme” – tha Agim Riani, profesor.

Ndërsa Samir Memeti, profesor i lëndës së Historisë, sic njofton KlanM, shprehet se reformat janë të njëanshme pasi nuk janë konsultuar arsimtarët.

“Reformat nuk mund të behën të njëanshme, pa konsulentë me ata të cilët drejtpërsëdrejti janë të kyçur në procesin edukativo-arsimor, nuk mundët të shlyhet lënda e Historisë, Gjeografisë, çfarë qëllimi mund të arrijmë me një reformim të atillë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë, Tomislav Gievski, sic njofton KlanM, u shpreh se me këto ndryshime në arsim ekziston mundësia që të zvogëlohet numri i orëve arsimore dhe të ketë tepricë të mësimdhënësve.

”Sot Sindikata e pavarur për arsim dhe shkencë, nëpërmjet protestës do e shpreh pakënaqësinë të cilën e kanë një numër i madh i punëtoreve të arsimit, dhe jemi kundër bashkimit të lëndëve arsimore dhe opinioni duhet të njoftohet se nga viti i ardhshëm po përgatitët një reforme e keqe apo një eksperiment i në arsim me bashkimin e lëndëve Histori, Gjeografi, Kimi, Fizikë, Biologji, Etikë, Arsim Qytetar dhe disa tjera, ekziston mundësia që të zvogëlohet numri i orëve arsimore dhe të ketë tepricë teknologjike të arsimtarëve dhe gjithashtu shkelet integriteti ynë” – tha Tomislav Gievski, kryetar i SPASH.

Protestuesit nga Kuvendi u drejtuan drejt Ministrisë së Arsimit ku, sic njofton KlanM, shprehen revoltën e tyre dhe poashtu paralajmëruan së nëse nuk ndërmerren masa nga ana e kompetentëve, në të ardhmen protestat  do të radikalizohet. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share