“Kemi qëndruar edhe pa folur”, Anita Haradinaj rrëfen zënkat me motrën: Më çon mesazh, i them…

Anita Haradinaj është më e madhja e dy motrave dhe vëllait në familjen e saj. Në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ajo rrëfen se ka një marrëdhënie të ngushtë mes tyre dhe janë mbështetje për njëri-tjetrin. Megjithatë, si në çdo raport të tillë, nuk mungojnë as debatet që ndonjëherë kthehen në zënka që zgjasin për disa ditë.

Ermelinda Ndoja: Anita, ka pasur ndonjë rast që keni pasur një debat dhe keni qëndruar për ditë pa folur me njëra-tjetrën, për shembull, ka ndodhur në familjen tuaj?

Anita Haradinaj: Me Lolën jam më shumë e afërt për shkak të të gjithë raportit që kemi. Me Lolën edhe mund të ndodhë, na ka ndodhur kryesisht, edhe për fëmijë, edhe për gjëra shumë të thjeshta që edhe mos të flasim nja dy-tre ditë.

Ermelinda Ndoja: Kush ka qenë më e hapur për ta rregulluar marrëdhënien, për ta sheshuar, ti apo Lola?

Anita Haradinaj: Tani, po ta pyesësh Lolën do thojë “Lola”, po të më pyesësh mua do them “unë”. Kryesisht, Lola është më e ndjeshme, më sensibël dhe unë ia kuptoj natyrën. Lola kur preket, kur ka diçka që e mërzit të çon një mesazh kaq (bën shenjë me duar) dhe unë i kthej një “okej”.

Katerina Trungu: Çfarë shenje horoskopi je Anita?

Anita Haradinaj: Peshore. Po prandaj i kthej se e di që i kalon ajo, unë shkoj dhe e marr me të mira./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share