Shtyhet gjyqi special ndaj ish-krerëve të UÇK-së, procesi rinis më 12 qershor

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, është shtyrë.

Sipas një njoftimi nga Specialja, gjyqi do rifillojë të hënën e 12 qershorit në ora 09.00, transmeton klankosova.tv.

Ky zhvillim vjen pasi që edhe dëgjimi i dëshmitarit të shtatë në Dhomat e Specializuara është pezulluar që ishte paraparë të mbahej më 24 maj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share