Polaku Szymon Marciniak do të ndaj drejtësi në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve Europian të futbollit, mes ekipeve Manchster Sity dhe Inter, do të zhvillohet më 10 qershor, në “Atatürk Olympic Stadium” të Stambollit, në ora 21:00.

Federatat Evropiane e futbollit UEFA, që tani ka caktuara emrata e arbitrave të cilët do të drejtojnë këtë finale të madhe . Kështu që arbitri kryesor do të jetë polaku Szymon Marciniak, ndërsa asistetntët e tij gjithashtu nga polonia janë Paweł Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz, arbitri katërt është rumuni, Istvan Kovacs, teksa rumuni tjetër, Vasile Florin Marinescu, do të jetë gjyqtar rezervë.

Ndërsa në VAR gjithashtu janë refer polak Tomasz Kwiatkowski, që do të ndihmohet nga Bartosz Frankowski. Gjermani Marco Fritz do të jetë në rolin e mbështetësit të VAR-it.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share