Shoferi i një kamioni është arrestuar pasi u përplas me barrierat e sigurisë përballë Shtëpisë së Bardhë të hënën mbrëma, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Një zyrtar i Shërbimit Sekret atje tha se askush nuk ishte lënduar – më vonë duke shtuar se kamioni ishte konsideruar i sigurt dhe se hetimet fillestare sugjeruan se përplasja mund të ishte e qëllimshme.
Disa rrugë lokale dhe zona për këmbësorët u mbyllën.
Shoferi i kamionit nuk u identifikua menjëherë.
WUSA – një stacion televiziv i lidhur me CBS që mbulon Uashington DC – citoi një dëshmitar të thoshte se shoferi kishte goditur barrierat për herë të dytë, pas përplasjes fillestare. /EO