PROTESTA TË ORGANIZUARA NGA ITHTARË DHE PARTI PRO-RUSE
Në Bullgari, demostrues me flamuj rus kanë vandalizuar ndërtesën e BE-së në Sofje, duke I bërë thirrje qeverisë që të ndalë ndihmën për Ukrainën, njofton KlanM.
Demostruesit kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe në drejtim të ndërtesës moderne ku janë vendosur përfaqësuesit e Komisionit dhe Parlamentit Evropian.
Protestat, sipas mediave bullgare, ishin organizuar nga disa OJQ-ja dhe individë të afërt me Kremlinin, në mesin e tyre edhe deputetë dhe anëtarë të partisë pro-ruse dhe anti-BE, “Rilindja”.
Ministria e Jashtme e Bullgarisë, sic njofton KlanM, ka dënuar sulmin duke potencuar se veprimet e këtilla janë në kundërshtim me synimet për Bullgari moderne dhe vlerat demokratike.
Rastin e ka dënuar edhe ish-Kryeministri dhe lideri i partisë GERB, Bojko Borisov.
Ai, sic percjell KlanM, në Facebook, incidentin e ka përshkruar si alarmant dhe se akti vandal vjen në kohën e sfidave të rënda për Bullgarinë.
Ka reaguar edhe koalicioni “Vazhdojmë me ndryshime”. Ata I kanë quajtur të turpshme dhe të politizuara demostratat për paqe për shkak të pjesëmarrjes së partisë anti-bullgare dhe pro-ruse.
Sulmi, sic njofton KlanM, është dënuar edhe nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola.
“Ndërtesa ku gjendet zyra e PE-së në Sofje ishte sulmuar nga vandalët, të pakënaqur për shkak të qëndrimit tonë për Ukrainën. Do ta pastrojmë. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe dënimi i agresionit rus do të bëhet më i fuqishëm” – ka shkruar Mecola në Tuitter.
Bullgaria ka lidhje të thella historike me Rusinë dhe shpeshherë është quajtur si “Kali i Trojës” në BE dhe NATO. /KlanMacedonia/