Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Drejtori i Zonave të Lira Ekonomike, Jovan Despotovski po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Belgjikë.
Qëllimi i vizitës, siç përcjell KlanM, është prezantimi i kapaciteteve të vendit para kompanive belge të interesuara për investime në Maqedoni.
Para aktiviteteve zyrtare të parapara për ditën e nesërme, delegacioni nga Maqedoni realizoi takim sot me një pjesë të diasporës së Maqedonisë në Bruksel.
Diaspora në Bruksel, sipas asaj që u diskutua në takim, kërkon të votojë në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë ashtu siç kanë votuar në zgjedhjet e vitit 2013./KlanMacedonia