Greqi: Fillojnë zgjedhjet parlamentare

Sondazhet e opinionit thonë se partia e kryeminsitrit Mitsotakis del e para

Në Greqi po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, proces që u parapri  ditën e shtunë nga votat e hedhura nga qytetarët grekë të regjistruar jashtë vendit.

Rreth 9,8 milionë qytetarë do të votojnë në 21 529 qendra votimi për të zgjedhur  300 anëtarët e  parlamentit grek për një mandat 4 vjecar.

 400 000 janë votues për herë të pare, të cilët kanë mbushur këtë vit 17 vjec.

Qendrat e votimit në Greqi janë hapur këtë të dielë  në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00 të darkës.

I pari nga rivalët politikë të Mitsotaqis , votoi Kreu i sirizas, Aleksis Cipras  I cili e  cilësoi 21 majin  si ditën e shpresës.

“Qytetarët e kanë në dorë për të lënë pas katër vite të vështira. Të lëmë pas një qeveri arrogante që nuk ndjen nevojat e të shumtëve dhe t’i hapim rrugë një qeverie bashkëpunimi progresiv në një program drejtësie sociale. Për të pasur shpresë për një të nesërme më të mirë.

Ndërsa kryeministri Kiriakos Mitsotaqis tha se qytetarët votojnë për të ardhmen e Greqisë.

“Sot votojmë për të ardhmen tonë, votojmë për paga më të larta, për më shumë dhe punë më të mira, për një sistem shëndetësor më efektiv, për një shoqëri me më pak pabarazi, për një komb më të fortë, me një rol të rëndësishëm në Evropë dhe me kufij të sigurt.”

Janë shtatë shqiptarë që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi.Ndërsa sa i përket shqiptarëve të cilët kanë të drejtë vote në shtetin fqinj mendohet se janë 200 mijë persona.

Ditën e shtunë  votuan për herë të parë dhe emigrantët, rreth 22 mije persona votuan nga vendbanimet e tyre, jashtë Greqisë.

Sipas sondazheve te fundit dhe analistëve, partia e parë nuk do të fitojë shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Demokracia e re e kryeministrit Micotaqis del e para  me 35 % të votave ndërsa Syria e Aleksis Cipras renditet e dyta me 6 pikë përqindje më poshtë.

Është vendosur që raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet deri në korrik./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share