El Salvador: Përplasje mes tifozëve, 12 viktima dhe 100 të plagosur

Fans help people during a stampede at the Cuscatláán Stadium prior to a Major League game in San Salvador, El Salvador, 20 May 2023. EFE-EPA/ Miguel Lemus

Dyshohet se disa tifozëve u janë shitur bileta false, nisin hetimet

Të paktën 12  persona humbën jetën dhe rreth 100 u plagosën gjatë një  ndeshje futbolli në El Salvador.

Të plagosurit, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën  janë dërguar menjëherë në spitale ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndeshja midis FC Alianza dhe CD FAS u anulua, pasi një numër i madh tifozësh u përpoqën të hynin në stadium edhe pse portat ishin mbyllur.

Mediat vendase shkruajnë se tifozët ishin ankuar më herët  se stadiumi ishte i mbipopulluar.

Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale, duken tifozët të cilët përpiqen të rrezikojnë barrikadat në hyrje të stadiumit.

Sipas zyrtarëve vendas, disa tifozëve u ishin shitur bileta false  ndrësa ka nisur një hetim për të zbuluar personat përgjegjës.

Ministri i Shëndetësisë, Francisco Alabi ka bërë thirrje që zona të evakuhohet në mënyrë që ekipet mjekësore ta kenë më të lehtë të trajtojtojnë në të palgosurit./KlanNews

GAZETARE: XHUANA LIKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share