Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Twitter ka publikuar pamje të vizitës së tij në Japoni, për samitin e G7.
Udhëheqësi ukrainas tha se ai zhvilloi bisedime me disa nga liderët e G7, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Në bisedat e tij janë përfshirë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak dhe presidentii francez, Emmanuel Macron.
Përmes TWitterit, presidenti ukrainas ka përcjellë edhe një mesazh për ndjekësit e tij aty.
“Ne po i shtojmë forcë Ukrainës”, është shprehur Zelensky në postimin e tij.
https://twitter.com/ZelenskyyUa/status/1659934518810165253