“KOHA PËR VOTËN PËR EVROPË”
Është koha për votën për Evropë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për vazhdimin e rrugës evropiane. Me këtë mesazh dolën socialdemokratët pas përfundimit të seancës së mbrëmshme të Këshillit Qendror partiak, njofton KlanM.
Në takim ishin miratuar një sërë konkluzash, që kanë të bëjnë me vazhdimin e procesit eurointegrues, për cka nevojitet shumica prej dy të tretave në Kuvend për ndryshimet kushtetuese me të cilët Bullgarët do të futen në Preambulën e Kushtetutës.
Nga LSDM-ja, sic njofton KlanM, kanë edhe mesazh për VMRO-DPMNE-në
“Është e qartë se në VMRO-DPMNE ka individë që nuk mendojnë njëjtë sikurse liderët e tyre dhe sinqerisht besojnë që vendi ta vazhdojë rrugëtimin drejt BE-së. Këtyre individëve duhet t`u jepet shansi t`I bashkangjiten trenit që shkon drejt Brukselit” – tha Dimitar Kovaçevski, LSDM.
Një nga konkluzionet që u prezantuan ishte edhe thirrja drejtuar partive politike për t`u bashkuar për të ardhmen evropiane.
“Kryesia Qendrore e LSDM-së vlerëson se mbështetja për rrugën evropiane është shans historic që duhet të shfrytëzohet tani. Nuk guxojmë të ndalemi në rrugën drejt BE-së, vecanërisht në kushte kur zbatohen reformat, kur po vazhdon procesi I skriningut, kurse negociatat me BE-në janë me identitet të siguruar gjuhësor dhe kulturor maqedonas” – tha Bogdanka Kuzeska.
Mbledhja e Kryesisë Qendrore të LSDM-së, sic njofton KlanM, erdhi pas qëndrimit të Kryemnistrit Dimitar Kovaçevski në SHBA, ku realizoi takime edhe me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Entoni Blinken, që kishte mbështetur eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut.
Takimin me Blinkenin por edhe me zyrtarët tjerë amerikan, Kovaçevski para bashkëpartiakëve I vlerësoi si të suksesshme dhe të frytshme. /KlanMacedonia/