Betimi i kryetarit të ri në Mitrovicën e Veriut, vendoset flamuri i Kosovës jashtë godinës

Pritet të bëhet ditën e sotme betimi i kryetarit të ri të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç. Para nisjes së seancës solemne jashtë godinës së komunës është vendosur flamuri i Republikës së Kosovës.

Siç tha edhe kreu i Kuvendit Komunal, simbolet e shtetit të Kosovës janë të vendosura edhe brenda godinës.

Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha raportoi se situata atje është e qetë dhe nuk është paralajmëruar për asnjë protestë.

Siç duket edhe nga pamjet interesi i mediave është i madh./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share