Alarmi i kuq vijon të jetë në fuqi në shumë qytete
Vala e motit të keq që shkaktoi 9 të vdekur në Emilia-Romagna nuk ndalet. Alarmi i kuq vijon të jetë në fuqi ndërsa situata në shumë komuna është dramatike.
Në fakt, niveli i pothuajse të gjithë lumenjve vazhdon të jetë mbi pragun. Gjatë natës janë shënuar përmbytje të reja në zonën e Ravenës. Evakuimet po zhvillohen në Castel Bolognese, gjithashtu në provincën e Ravenës, ku ka pasur problem me mungesën e ujit të pijshëm.
Rreth 750 zjarrfikës mes tyre edhe mbrotja civile janë vendosur në dispozicion për të evakuuar qytetarët e bllokuar në shtëpitë e tyre. Në Faenza, Ravena, dy të moshuar u shpëtuan nga një helikopter i rojes bregdetare. Të dy ishin strehuar në katin e fundit të ndërtesës, të rrethuar nga uji.
Në Forlì dy familje u shpëtuan nga zjarrfikësit. Bashkia ka krijuar gjithashtu një mbledhje fondesh për të mbështetur familjet që po përballen me katastrofën. Energjia vijon të jetë e ndërprerë për mijëra banorë ndërsa rrugët dhe autostradat janë bërë të pakalueshme.
Përveç Emilia Romagna-s përmbytjet janë katastrofike edhe në Marches. Niveli i lumit Misa, në Senigallia, ka arritur maksimumin dhe rrezikon të dali nga shtrati. Shkollat në komunat Mondolfo, Fano, Pesaro dhe Urbino janë mbyllur. Shqetësim mbetet edhe rrëshqitjet e dherave kryesisht në Borgo Passera dhe Vallone, ku rrugët dhe nënkalimet mbeten të mbyllura.
Alarmi i motit të keq është shpallur edhe në Toskanë. Rrëshqitje dheu, balt dhe përmbytje në bashki të ndryshme është kjo pamja që ofrohet. Në disa komuna është shpallur alarmi portokalli , ndërsa sasia e rreshjeve të rëna në 48 orë është më shumë se 200 mililitra shi sasi më e madhe sesa mesatarja e një muaji.
“Qeveria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar popullsinë e prekur nga përmbytjet në Emilia-Romagna, nga të evakuuarit deri te fermerët që kanë humbur të korra të tëra”, tha zëvendëskryeministri Antonio Tajani në rrjetet sociale . Dëmet sipas Colidireti i kalojnë më shumë se 300 milionë euro.
Ndërkaq për shkak të përmbytjeve katastrofike Çmimi i Madh i Formula 1 i planifikuar për fundjavën në Imola u anulua për shkak të motit të keq. Leëis Hamilton mbështeti vendimin për të anuluar çmimin e madh teksa u shpreh se lutjet shkojnë për jetët e humbura dhe se që të gjithë e kuptojnë se siguria është e para./KlanNews
GAZETARE: LIVIA KALLFA