Dialogu Prishtinë-Beograd: Kurti diskuton me Cholletin

Vuçiq: Nuk do t`i pranojmë kurrë kryetarët në veri të Kosovës

Një ditë para se të betohet kryetari i ri i zgjedhur i Komunës së Mitrovicës së Veriut, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisede telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit Derek Chollet.

Ata kanë biseduar edhe për seancat konstitutive dhe betimit të kryetarëve të zgjedhur.

Të njëjtën temë Chollet në një bisedë telefonike e ka zhvilluar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndërsa ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Hovenier ka kërkuar të shmangen veprimet dhe konfliktet që qojnë në rritjen e tensioneve ne veri.

“SHBA-ja mendon që kjo gjë duhet të përfundojë, duhet të shmangen konfliktet dhe veprimet që çojnë në rritjen e tensioneve në veri. Ne nuk mendojmë që është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat që mund të mos jenë që qasshme”, deklaroi Jeffrey Hovenier, Ambasador i SHBA-së në Kosovë

Presidenti serb Vuciq i ka quajtur të rremë kryetarët shqiptarë të zgjedhur për të udhëhequr në katër komunat veriore.

“Ata do të tentojnë nesër në ndërtesën e komunës në pjesën veriore të Mitrovicës të mbajnë seancë konstituive për tri komuna dhe të zgjedhin kryetarët e rrejshëm të mbështetut nga shtetit e QUINT-it në zgjedhje më të rreme dhe të turpshme. Është situatë e vështirë dhe e tensionuar sidomos në veri. E vetmja gjë që po u kërkoj serbëve është të ruajnë paqen”, tha Aleksandër Vuçiq, President i Serbisë

Thotë se serbët kurrë nuk do të pranojnë kryetarët e rinjë.

Më 23 prill në katër komunat veriore u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme por të cilat i bojkotuan serbët lokal.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share