Princ Harry dhe Meghan rrezikuan aksident me makinë, u ndoqën 2 orë nga paparacët

Princ Harry, bashkëshortja e tij Meghan Markle dhe nëna e saj pothuajse u përfshinë në një aksident automobilistik pas një ndjekje 2 orë nga paparacët. Kështu ka pohuar një zëdhënës i çiftit, sipas të cilit incidenti ndodhi të martën në Nju Jork pasi Meghan dhe Harry morën pjesë në një ceremoni çmimesh.

“Ndjekja e pamëshirmshme zgjati më shumë se 2 orë”, tha zëdhënësi i Princ Harry.

Por nuk ka raportime për të lënduar nga incidenti. Sipas BBC, Princ Harry dhe Meghan Markle u ndoqën me makina nga paparacët, duke përfshirë ndjekje me shpejtësi të lartë, kalimin nëpër semaforë të kuq, kalimin me makinë nëpër trotuare etj.

Ngjarjen e ka dënuar edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share