Qendër ditore për personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Vrapçishtit

Në fshatin Gradec të Komunës së Vrapçishtit është realizuar projekti për ndërtimin e një Qendre ditore për personat me aftësi të kufizuara. Projekti është një bashkëpunim mes Komunës së Vrapçishtit dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit “Komuna e integruar”, përcjell KlanM.

“Qendra ditore për personat me aftësi të kufizuara do të ofrojë shërbime për të nxitur zhvillimin e tyre, si dhe duke ofruar kujdes të veçantë e të gjithanshëm, rehabilitim dhe përkrahje edukative”, thonë nga Komuna e Vrapçishtit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share