Moment historik për Kristjan Asllanin. Pavarësisht se nuk u aktivizua asnjë minutë në duelin e kthimit gjysmëfinal ndaj Milanit, 21-vjeçari bëhet futbollist i parë i Kombëtares shqiptare, që shkon në finalen e Champions-it. Asllani i cili është pjesë e Interit që nga vera e vitit 2022 kur u transferua nga Empoli ka mundësinë për të arritur tek triumfi, pasi synon të ngre lart trofeun më prestigjoz Europian për klube.
Futbollisti i kombëtares kuqezi ka qënë një vlerë e shtuar në radhët e Interit, që gjithsesi nuk ka arritur të bind me talentin e tij trajnerin Inzaghi.
Në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, ai ka luajtur në 5 sfida të fazës së grupeve, me Asllanin që e ka nisur vetëm një prej këtyre dueleve që nga minuta e parë. 21-vjeçari luajti për 90 minuta në duelin e fundit në grupin C përballë Bayern Munich, për një total prej 130 minutash.
Klan News