Zbulohen 62 Hëna të tjera të Saturnit

Planeti i gaztë numëron tani 145 satelitë rreth tij

Zbulohen 62 Hëna të tjera të Saturnit, të cilat duket se janë krijuar rreth 100 mln vite më parë. Kështu, Saturni bëhet planeti me më shumë satelitë, 145 duke thyer rekordin që mbahej deri më tani nga Jupiteri me 92 Hënat e tij.

Zbulimi është bërë i ditur nga ekipi ndërkombëtar i astronomisë dhe astrofizikës dhe hedh dritë mbi të kaluarën e këtij planeti. Lokalizimi i tyre është bërë me anë të teleskopit Canada-France-Hawai që është i pozicionar në Mauna Kea, dhe janë vrojtuar edhe trupa të cilët kanë një diametër prej vetëm 2.5 km.

Satruni është planeti i gjashtë i sistemit tonë diellor, për nga distanca që ka me Diellin. Temperaturat në të mendohet se variojnë rreth -180 gradë Celcius, ndërkohë që erërat në atmosferë arrijnë në rreth 1800 km në orë, duke e klasifikuar si një planet ku zhvillimi i jetës është i pamundur.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share