Vritet një 15-vjeçar në Gramsh, u godit me thikë nga një bashkëmoshatar

Një sherr me thika mes disa nxënësve pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini” ka rezultuar fatal për një 15-vjeçar, i identifikuar si Fatjon Bici. Viktima u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pas një konflikti çasti. Fillimisht i riu u dërgua në spital, aty ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Krahas të riut Bici, si pasojë e konfliktit u dëmtua dhe një 15-vjeçar i cili aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar në polici autorin e ngjarjes, si dhe 3 persona të tjerë të cilët po merren në pyetje në prezencën e psikologut.

“Rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve është plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), njëri prej tyre, shtetasi F. B., 15 vjeç, i cili pasi është dërguar në spital, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes. Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 shtetasit e tjerë të shoqëruar”, tha Policia në një njoftim për mediat.

Policia njoftoi se po kryen edhe për një 15-vjeçar tjetër. Ky i fundit ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është plagosur gjatë këtij konflikti.

“Në vijm të veprimeve që po kryhen për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, ngjarje për të cilin Policia shoqëroi 4 adoleshentë të përfshirë në konflikt (mes tyre dhe autorin), grupi hetimor po kryen verifikime edhe për shtetasin M. L., 15 vjeç, i cili ka shkuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, pasi dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës thikë, gjatë këtij konflikti”, tha policia./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share