Futja e bashkësive më të vogla etnike në Kushtetutë, duke llogaritur edhe Bullgarët, nuk do ta cënojë sigurinë e vendit – shprehet I prerë Presidenti, Stevo Pendarovski, gjatë fjalimit të tij në Konferencën “Raportet mes komuniteteve:Percepcione, shpresa dhe druajtje, sfida dhe zgjidhje” në organizim të Qendrës për Liri – CIVIL, njofton KlanM.
“Përkundër disa interpretimeve, Marrëveshja Kornizë nuk është vetëm marrëveshje maqedono – shqiptare, por marrëveshje për të gjithë. Marrëveshja nënkupton integrimin e plotë në institucionet e vendit jo vetëm të Shqiptarëve, por edhe të gjithë bashkësitë etnike në RMV, pavarëisht shifrave të tyre.
Në këtë kontekst, shumë herë e kam thënë se futja e bashkësive më të vogla etnike në Kushtetutë, duke llogaritur edhe Bullgarët, nuk do ta cënojë sigurinë e vendit, e as që do ta cënojë stabilitetin e brendshëm. Pikërisht për këtë kam mbështetur procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe kam deleguar përfaqësuesin tim në grupin e punës” – tha Pendarovski. /KlanMacedonia/