Mitingu i Vuçiqit: Mobilizohen serbët e Maqedonisë së Veriut!

TRANSPORT PA PAGESË PËR PROTESTËN E 26 MAJIT NË BEOGRAD

Komuniteti serb në Maqedoninë e Veriut, përmes një njoftimi në profilin zyrtar në Facebook, ka njoftuar se do të organizojë transport pa pagesë me autobus për mitingun e madh të paralajmëruar nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 26 Maj në Beograd, njofton KlanM.

“Transport i organizuar pa pagesë në mitingun gjithëserb më 26 Maj në Beograd. Kush është gati të vijë, le të paraqitet. Njoftoni edhe njerëzit tjerë. Rezervoni me kohë vendet tuaja” – thuhet në njoftimin në faqen e Facebookut të Komuniteti serb në Maqedoni të Veriut. Informata, sic njofton KlanM, është publikuar nën fotografinë e Vuçiqit, ku qëndron mbishkrimi “26 Maj. Të gjithë në Beograd. Do ta mbrojmë Serbinë!”.

“Vuçiqi bart njerëz nga Maqedonia në kundërmitingun e tij; Ofrojnë transport pa pagesë me autobus nga Kumanova për në Beograd” – thuhet në reagimin e mediave serbe të afërta me opozitën serbe, percjell KlanM.

Sipas tyre, Komuniteti serb në Maqedoni, në fund të Janarit të këtij viti, Presidentit serb I ka ndarë një mirënjohje të lartë, kurse aktivitetet e tyre viteve të fundit, mes tjerash, financohen edhe nga buxheti i Serbisë – shkruan portali serb “Nova”.

Në faqen e Facebookut të Komunitetit serb në Maqedoni të Veriut, sic percjell KlanM, kanë mbwrritur kritika.

“Është tubim partiak, e jo gjithëserb, nëse jeni vëllezërit tanë qëndroni në shtëpi” – thuhet në reagimet.

Nuk ka munguar edhe përgjigja e këtij komuniteti.

“Frikoheni nga qindra serbë që mbështesin Vuçiqin. Problemi është se jeni të paaftë si opozitë, por doni që përmes rrugës të merrni pushtetin dhe ju pengojnë ata që janë kundër destabilizimit të Serbisë” – thuhet në përgjigjen e komunitetit ser btë Maqedonisë së Veriut.

Opinioni në Serbi është I ndarë rreth definimit të këtij tubimi. Derisa Vuçiqi e paralajmëron si tubim më të madh ndonjëherë, partitë opozitare, sic percjell KlanM, e kualifikojnë si tubim qeveritar dhe si kundërprotestë të tubimit me moton “Serbia kundër dhunës” që u mbajt më 8 Maj, pas dy vrasjeve masive me 18 viktima, që tronditën Serbinë dhe jo vetëm.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share