Turqia pasqyroi vullnetin e saj politik në kutinë e votimit me një përqindje të lartë pjesëmarrjeje.
“Turqia ka dëshmuar edhe një herë se është ndër vendet kryesore demokratike në botë me përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje”, ka thënë Rexhep Tajip Erdogan.
Derisa shkalla e pjesëmarrjes në zgjedhje, e cila është një nga dinamikat kryesore që përcakton funksionimin e demokracive, është në rritje në Turqi, ajo është në rënie në Evropë, shkruan TRT Haber, përcjell Klankosova.tv
Pjesëmarrja në zgjedhje në Evropë është mesatarisht rreth 65 për qind.
Shkalla e pjesëmarrjes në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në shtator 2022 në Itali ka rënë në nivelin më të ulët në histori dhe është realizuar në 63 për qind.
Franca shkoi në kutitë e votimit për zgjedhjet parlamentare në qershor 2022. Në vendin me më shumë se 48 milionë votues, pjesëmarrja në raundin e parë ra në nivelin më të ulët, në rreth 48 për qind.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e mbajtura në Gjermani më 26 shtator 2021 është regjistruar 76 për qind.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme të Bullgarisë në prill ishte rreth 40 për qind.
Në Portugali, shkalla e pjesëmarrjes në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në janar 2022 ishte 57 për qind.
Shkalla e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale në Holandë në mars 2022 ishte nën pritshmëritë me 50.5 për qind.