Banorët e Himarës pas fitores së Belerit: Po nuk na pëlqeu edhe ky, do e dërgojmë në shtëpi

Banorët e Himarës kanë nisur festimet pas fitores së Fredi Belerit me diferencë të ngushtë votash me kandidatin e PS Jorgo Goro.

Banorët janë mbledhur në zyrën e shtabit elektoral të Fredi Belerit dhe Vangjel Dules.

Një banore ka thënë për mediat se sot është ditë feste për ta. Ajo tha se “do ta dërgojnë në shtëpi edhe Belerin nëse nuk ju pëlqen”.

“Jemi të gëzuar për këtë gjë që ndodhi. Fitoi ai që ishte më i zoti. Dhe ai tjetri djalë himarjot ishte. Punoi 12 vjet. Tani do e provojmë dhe këtë, në qoftë se s’na bën e dërgojmë në shtëpi edhe këtë. Neve jemi të gëzuar për këtë që na ndodhi sot. E deshëm e votuam edhe jemi të gëzuar”.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share