Gjoba për 138 shofer në Shkup, 56 për vozitje të shpejtë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (14.05.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 138 masa, nga të cilat 56 sanksione për drejtim të automjetit me shpejtësi të lejuar, 17 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer dhe 10 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Pesë masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, pesë masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (semafor të kuq).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share