E teksa në Elbasan, Vorë dhe Kamëz procesi i votimit dhe numërimit mbaroi shumë shpejt për shkak të teknologjisë, nuk mund të thuhet kështu në 58 bashkitë e tjera të vendit.
Puna ka nisur dhe po bëhet gati gjithçka për të nisur procesi i numërimit. Por nuk mungojnë as situatat e ndryshme.
Ndërsa gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli, po raportonte nga Shkodra, kamera nuk ka filmuar vetëm kutitë e votimit, por edhe një zotëri i cili është penguar dhe rrëzuar në mes të pallatit të sportit.
Ai më pas është ndihmuar nga një i ri që të ngrihej për të vazhduar më pas punën./tvklan