Në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në Pozharanë dhe atë 19 litra për metër katror dhe më së paku tre litra për njësi sipërfaqe në Demir Kapi.
Siç informojnë nga DPHM, deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm janë matur 11 litra për metër katror në Dibër, 9 në Ohër dhe Krushevë, 7 në Kriva Pallankë dhe Kumanovë, 6 në Pretor dhe Prilep, 5 në Dojran dhe Strumicë si dhe 4 në Manastir, Shtip dhe Shkup-Petrovec.
Temperatura deri në orën 08:30 ka qenë 8 gradë Celsius në Anet e Mavrovës, 9 Krushevë, 10 Pozharanë, 11 Prilep, Kriva Pallankë, Ohër, 12 Strumicë, Dojran Dibër, Manastir, Pretor, Shkup, Tetovë dhe 13 në Shtip.
Sipas DPHM, moti sot do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor, sidomos përgjatë rrjedhës së Vardarit. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri në 18 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 18 gradë.