Kampioni në fuqi në MotoGP, Francesco Bagnaia, fitoi Pole Position për Çmimin e Madh të Francës. Piloti i Dukatit ishte më i shpejti në Le Mans, duke realizuar kohën 1 minutë 30.705 të mijtat, 0.058 të mijtat e sekondës më i shpejtë se sa gjashtë herë kampioni i botës në MotoGP Marc Marquez, i cili u rikthye në pistë pas rikuperimit nga një dëmtim në dorë.
“U tregova mjaft agresiv! Nuk ishte e lehtë, pasi nuk e nisa aq mirë sa duhet këtë javë. Pilotët e tjerë garuan me një ritëm konkurrues, por më në fund edhe ne mund të jemi konkurrues”.
Radhën e parë e kompleton italiani Luca Marini, i cili ishte 0.137 të mijtat e sekondës më i ngadaltë se Marquez me Hondën e tij. Piloti i Dukati VR46 tha se në provën e parë kualifikuese për të ishte mjaft e vështirë, por ai rrezikoi gjithçka dhe arriti këtë kohë.
Kualifikueset për garën e pestë të sezonit janë dështim për motorët Yamaha. Quartararo do ta nisë nga vendi i 13, ndërsa Franco Morbidelli, do të duhet të kënaqet me vendin e 17.
Klan News