Barcelona përgatit festën e titullit

Sigurojnë trofeun nëse fitojnë derbin me Espanyol

Barcelona ka mundësinë për t’u shpallur kampione e La Liga këtë të dielë. Katalanasit mund të sigurojnë matematikisht titullin edhe pa zbritur në fushën e stadiumit të Espanyol nëse Real dhe Atlético de Madrid nuk i fitojnë ndeshjet përkatëse.

Tek Barça po përgatiten për festimet. Janë katër vite pa fituar titullin më të rëndësishëm në Spanjë dhe ka një dëshirë për festë nga të gjithë.

Plani është që festimet zyrtare të klubit të misin të hënën nëpër rrugët e Barcelonës. Parada klasike e autobusëve të hapur.

E veçanta e këtij viti është se skuadra e Xavi do të shoqërohet autobusi i ekipit të femrave që gjithashtu u shpall kampion.

Turi do të fillojë në orën 18:00 në stadiumin Camp Nou për të kaluar nëpër zona të ndryshme të kryeqytetit katalanas, duke përfunduar në harkun e triumfit të Barcelonës.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit nuk do të ketë një skenë ku futbollistët të përshëndesin tifozët.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share