Në një xhami në Drenas vidhet arka e bamirësisë me 500 euro

Imami i xhamisë në fshatin Kizharekë të Drenasit ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në xhami dhe kanë vjedhur arkën e bamirësisë që kishte 500 euro.

Ai mes tjerash ka thënë se vlera e dëmit të derës arrin rreth 970 euro, njofton Klankosova.tv.

Në raportin 24 orësht të policisë nuk raportohet për të arrestuar teksa rasti është duke u hetuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share