Trump do të apelojë vendimin për abuzim seksual 

JEAN CARROLL KA DEKLARUAR SE MUND TË NGREJË NJË TJETËR PADI PËR SHPIFJE

Pasi u akuza për abuzim seksual ndaj shkrimtares Jean Carroll, ish presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar apelimin e vendimit. Trump mohon të ketë njohur apo takuar ndonjëherë Carroll. Avokatja që përfaqëson shkrimtaren ajo po mendon të ngrejë një tjetër padi kundër Trump ndërsa ekspertët ligjorë kanë deklaruar se procesi i apelimit mund të zgjasë me vite.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar që të apelojë vendimin e jurisë pasi ai u akuzua për abuzim seksual ndaj shkrimtares Jean Carroll.

Ky vendim vjen pasi ish presidenti amerikan gjatë një interviste në CNN u shpreh se nuk e njhte shkritmaren. “Betohem për fëmijët e mi, gjë që nuk e bëj kurrë. Nuk e di se kush është kjo grua. Kjo është një histori e rreme,” tha ai.

Trump mohon të ketë njohur apo takuar ndonjëherë Carroll. Ai akuzoi kryetarin e gjyqit se kishte shpifur ndaj tij dhe se vendimi i tij për të mos dëshmuar personalisht nuk do të kishte bërë ndonjë ndryshim në rezultatin.

Vendimi i jurisë shënoi herën e parë që Trump ishte përgjegjës për abuzimin seksual ndaj një gruaje. Carroll, pretendoi se Trump e përdhunoi atë në dhomën e zhveshjes së Bergdorf Goodman dhe e ka shpifur duke e quajtur pretendimin e saj “një mashtrim dhe një gënjeshtër”. Për këtë ai duhet të paguajë si dëmshpërblim 5 milionë dollarë.

Sipas The New York Times , avokatja e Carroll deklaroi se ajo po mendon të ngrejë një tjetër padi kundër Trump për komentet e tij. Ekspertët ligjorë kanë thënë se procesi i apelimit mund të zgjasë me vite.

Ekspertët shprehen se askush nuk mund ta dijë me saktësi se si do të ndikojë ky vendim tek votuesit në zgjedhjet e fillim vitit të ardhshëm. Meqenëse gjyqi për abuzim seksual ndaj shkrimtares Jean Carroll ishte i natyrës civile dhe jo penale, Trump nuk do të përballet me një dënim me burg. Ndikimet negative ka të ngjarë të jenë të vogla dhe të kufizuara tek zgjdhjet presidenciale kryesisht tek gratë e zonave periferike dhe republikanët e moderuar.

Përgatiti: Livia Kallfa 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share