Një familje në Teksas, SHBA i shpëtoi për fije përplasjes fatale trenit me makinën e tyre.
Nënë e bijë dolën duke vrapuar tëkapura dorë më dorë, të ndjekur nga babai ndërsa makina e cila ndodhej në shinat e trenit, u bë copë e çikë.
Brenda makinës ndodhej familja e përbërë nga 5 persona, tre fëmijët janë nën 12 vjeç dhe fatmirësisht anëtarët kanë shpëtuar pa asnjë gërvishtje.
Ndërsa treni po afrohej me shpejtësi, makina kishte ndaluar te shinat e trenit duke pritur semaforin në vend që të qëndronte pas shinave. Shpejtësia marramendëse e trenit bëri që automjeti të rrotullohej 180 gradë.
Ky incident u parapri nga një tjetër i ngjashëm në muajin Prill në Indiana ku fëmijët kacavirreshin në trenat që kishin ndaluar dhe iu pengonin rrugën për të shkuar në shkollë. Trenat nisnin të lëviznin pa asnjë paralajmërim duke kërcënuar jetën e të miturve./tvklan.al