Komunikacioni në autostradën Tetovë – Shkup po zhvillohet me vështirësi dhe me pengesa në një pjesë të rrugës afër Zhelinës. Kjo si pasojë e një aksidenti automobilistik, informon Klan Macedonia
Policia ka dalur në vendngjarje dhe po ndihmon në rregullimin e komunikacionit.
Nga pamjet e siguruar nga KlanM, shihet të paktën një automjet i aksidentuar dhe mbrojtëset anësore të shtrembëruara e të këputura nga goditja.
Detaje për aksidentin priten gjatë ditës së nesërme./KlanMacedonia