Tifozi 100 vjeçar: Do ta jepja edhe pensionin tim që Interi ta eliminojë Milanin

100-vjeçari Enrico Vanzini, ka shprehur dëshirën e tij të madhe që ekipi i tij i zemrës ta eliminojë rivalin e përbetuar Milanin, në gjysmëfinalen e Champions League që do të zhvillohet nesër.

Madje, Vanzini tha se do ta jepte edhe pensionin e tij.

“I lutem zotit që ta përjetojë gëzimin e fitores së Interit. Do të bëja gjithçka për fitore. Do ta jepja edhe pensionin tim”, tha ai.

Fanellën e “Nerazzurëve” tifozi i veçantë e mori kur u shekullua.

Po ashtu vitin e kaluar ai kishte shkuar për herën e parë në “San Siro” për ta përcjell Interin.

Italiani thotë se dashuria për “zikaltërit” nisi qysh nga mosha shtatvjeçare.

Por, ai tha se kurrë nuk kishte pasur mundësi që të shkonte deri vitin e kaluar sepse nuk kishte para.

Tifozi kishte qenë pjesë e ushtrisë italiane gjatë luftës së dytë botërore shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell Klankosova.tv/Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share