LSM: 2.5 PAGA MINIMALE NUK MBULOJNË SHPENZIMET
Gjatë prillit, harxhimet minimale për një familje katëranëtarëshe kanë qenë 49.384 denarë. 19.224 denarë ndahen për ushqim dhe pije kurse 13.423 denarë për mbulimin e shpenzimeve të përgjithshme.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, që përgatit shportën konsumuese, thotë se një funksionar me pagën e tij mbulon tre shporta minimale konsumuese, kurse një punëtor me 2.5 paga minimale nuk mund t`i mbulojë shpenzimet e shportës.
“Përkundër masave të Qeverisë, shpenzimet për ushqim dhe pije përt një vit janë rritur për 2.766 denarë, kurse në vitin 2023 asnjëherë nuk është ulur vlera e ushqimeve dhe piejeve në pjesën e shportës minimale sindikale, që tregon se funksionarët shohin vetëm interesin e tyre dhe duke ditur këtë fakt rritën pagat e tyre për 2.000 denarë në ditë ose për 78% në muaj” – thonë nga LSM.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dje gjatë një press-konference bëri të ditur se Maqedonia e Veriut ka çmimet më të lira në rajon për produktet ushqimore dhe për derivatet e naftës. Për shkak të rënies së cmimit të karburantëve, ai paralajmëroi mundësinë që të ulen edhe çmimet e transportit.
Përgatiti: Neal Sejfulla