Erdhën për ekskursion në Shkup dhe u zhdukën, dy nxënesve do t’u pezullohen ekskursionet në të ardhmen

DY ADOLESHENTET DO TË PËRBALLEN ME MASA DISIPLINORE NGA SHKOLLA

Asnjë gjurmë për plot tetë orë nuk kishte nga dy vajzat 12 dhe 14 vjeçare nga një fshati Bosillevë i Strumicës, të cilat kishin ardhur në ekskurzion në Shkup së bashku me 100 nxënës të tjerë nga shkolla fillore “Goce Dellçev”, njofton KlanM.

Humbja e gjurmëve të tyre kishte alarmuar shkollën, policinë, rrjetet sociale dhe jo vetëm. Fatmirësisht operacioni tetëprësh i kërkimit rezultoi me epilog pozitiv.

“Profesoresha e cila kishe sjellur nxënëset në ekskurzion denoncoi në polici për humbjen e dy vajzave. Rreth orës 16 menjëherë policia ndërrmori masa. Fëmijët u gjetën në Bulevardin Boris Trajkovski në komunën e Kisella Vodës rreth orës 12 ku pastaj u dorëzuan tek prindërit e tyre” – tha Toni Angelovski.

Zëdhënësi i MPB-së Angellovski, sic njofton KlanM, u bën thirrje fëmijëve të mitur të mos largohen nga grupi kur shkojnë në ekskurzione, ndërsa profesorëve të cilët janë të përgjegjshëm për fëmijët të mos i lëshojnë vet të enden veçanërisht kur bëhet fjalë për një qytet të madh.

“Në cfardo rasti kur të miturit mund të humbasin fillimisht duhet të drejtorhen tek ndonjë polic apo të shkojnë në ndonjë shitore të afërt ku do të lajmrojnë policinë. Poashtu duhet të kenë kujdes edhe profesorët të cilët i çojnë fëmijët në ekskurzion, pasi prindërit ua lënë nën kujdesin e tyre. Nuk mund të lejohen fëmijët që vet të enden nëpër qytet veçanarisht ato fëmijë që vijnë nga vende më të vogla” – deklaroi Toni Angelovski.

Lokalizimi i tyre ishtë edhe më i vështirë pasi telefonat i kishin të fikura. Drejtori i shkollës Stevo Bozhinov, sic percjell KlanM,  deklaroi se nxënësit së bashku me mësimdhënësit shkuan për të vizituar Panairin e Librit, pas së cilës shkuan në qendrën tregtare “Vero Jambo” për drekë.

Ndërsa dy nxënëset janë larguar me justifikim se kishin harruar kuletën.

Këshilli I Shkollës së Bosilevës, në takimin e radhës, sic percjell KlanM, do ta diskutojë këtë ngjarje si dhe nëse do të ketë procedura dhe masa disiplinore. Por, ajo që është e sigurtë, dy adoleshentet në të ardhen do të pezullohen nga ekskursionet e planifikuara të shkollës. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share