Arjanit Hoxha: Aleanca i prishi krejt balancat politike

Me hyrjen e saj në qeveri, Aleanca për Shqiptarët i ka prishur të gjitha balancat politike e pasojat për këtë nuk mund të parashikohen. Ky është konstatimi i zëvendëskryetarit të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha.

“Para disa muajve nëse dikush e thoshte publikisht se ASH do të bëhet pjesë e qeverisë ishte absurditeti më i madh që mund të ekzistonte sepse paraqiteshin si forca e dytë politike tek shqiptarët dhe oponenca kryesore e BDI-së. Mirëpo hyrja e Aleancës në qeveri më i prishi gjitha balancat dhe tash ne si Lëvizje Besa e kemi obligimin si faktor opozitar, si parti që ka mbi vete legjitimitetin e dy komunave të rëndësishme dhe deputetët në Kuvend, detyrimisht duhet të bëjmë të pamundurën që të grumbullojmë rreth vetes të gjithë për krijuar një oponencë dhe për të korrigjuar edhe gabimet që janë bërë në skenën politike me këto veprime”, deklaroi mes tjerash Arjanit Hoxha./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share