Dalin jashtë kontrollit zjarret në Kanadanë Perëndimore

Dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa mbi 30 mijë njerëz janë evakuuar. Në British Kolumbia është vendosur alarmi nga përmbytjet

Mbi 30 mijë njerëz që jetojnë në provincën kanadeze të Albertës janë evakuuar pasi zjarret kanë dalë jashtë kontrollit. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa mbi 301 mijë hektarë tokë janë djegur dhe mbi 100 zjarre vijojnë të jenë aktive.

Gjatë kësaj kohe, provinca Alberta ka regjistruar temperatura të larta mbi mesataren ndërsa ka pasur disa zjarre edhe gjatë muajit Mars dhe Prill. Nga ana tjetër, autoritetet kanë ngritur streha të përkohshme për njerëzit, të cilët janë evakuuar nga komunitetet.

Nga ana tjetër, përmbytjet në British Columbia kanë shkaktuar po ashtu dëme të konsiderueshme. Rreth gjysma e lumenjëve janë nën vëzhgim. Tre rajone: Boundary, Cache Creek dhe Whiteman Creek janë janë përfshirë më shumë nga përmbytjet e fuqishme.

Grand Forks, i vendosur rreth 530 kilometra në lindje të Vankuverit si dhe dhjetë provinca janë vendosur në listën e evakuuimit pasi lumenjtë Granby dhe Kettle rrezikojnë të dalin nga shtrati. Prej disa vitesh, Kanadaja perëndimore është goditur vazhdimisht nga ngjarje ekstreme të motit, intensiteti dhe shpeshtësia e të cilave është përkeqësuar nga ndryshimet klimatike.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share