Taulant Xhaka ka qenë protagonist negativ në sfidën që Bazeli humbi në shtëpi ndaj Zyrihut. Mesfushori shqiptar goditi me kokë kundërshtarin gjatë një momenti tensioni. Sfida e kampionatit zviceran Bazel-Zyrih dhuroi emocione dhe tension.
Miqtë fituan me rezultatin 2-0, ndërsa vëmendjen e tërhoqi edhe mesfushori Taulant Xhaka, me veprimin e tij jo- sportiv. Nga minuta e 86’, Nuhu la Bazelin me 10 lojtarë.
Në minutën e 6 shtesë, futbollisti i vendasve Burger u ndëshkua me karton të kuq dhe pesë minuta më pas, atij iu bashkua edhe Xhaka. Mesfushori shqiptaro-zviceran goditi Nikola Katic me kokë në gjoks, duke imituar goditjen që ikona franceze Zinedin Zidane i bëri italianit Marko Materaci. Arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë shqiptarin.
Por kur gjyqtari rishikoi pamjet nëpërmejt sistemit VAR, i kërkoi lojtarit që po i drejtohej dhomave të zhveshjes të rikthehej. Xhakës iu anulua kartoni i verdhë dhe atij iu dha direkt i kuqi. Lojtari 32 vjeçar kërkoi falje për veprimin e tij në rrjetet sociale.
Ai u dënua me tetë ndeshje pezullim. Humbja e lë Bazelin në vend të pestë, 4 pikë pas Luzernës.
Klan News