“Të dija baxhanak e jo batakçi”, debati në studio: S’ka sot baxhanak, edhe vëllai ta dredh!

Koço vazhdon ta mohojë borxhin prej 5 milionë Lekësh që i detyrohet baxhanakut të tij, Andonit. Ky i fundit, tregon në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se paratë kanë ardhur nga një punë shumë e mundimshme. Duke u kapur pas faktit që Andoni s’ka asnjë dokument për ekzistencën e borxhit, Koço i thotë se nuk i duhet besuar as vëllait e jo më baxhanakut.

Andon: Ore zotëri, unë e di si kam punuar në ndërtim ore! Hipja në kat të pestë për të suvatuar e soletën në kat të pestë dhe e ngisja…

Koço: Ke dokument që të ma faktosh mua që i kam dhënë filanit lekë? Jo 5 milionë, por edhe 15 apo 25.

Andon: Unë të dija baxhanak, nuk të dija kaq mashtrues e kaq batakçi.

Koço: Mund të thuash edhe 15, dokumenti njihet sot.

Andon: Nuk ta bëra me dokument o zotëri se të dija njeri, të dija baxhanak por ti jo baxhanak, por batakçi.

Koço: S’ka sot baxhanak e vëlla, sot ta dredh edhe vëllai dhe motra ta dredh. Unë jam në dilemë tjetër, ti më nxjerr borxhe mua. Përralla me mbret!/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share