Shqetësime për sigurinë në centralin në Zaporizhja, pas nisjes së evakuimeve

Udhëheqësi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi, është shprehur i shqetësuar për situatën e sigurisë në centralin bërthamor në qytetin ukrainas Zaporizhja, pasi forcat pushtuese ruse kanë evakuuar civilët nga një zonë e afërt.

Centrali bërthamor në Zaporizhja është më i madhi në Evropë. Grossi ka thënë se situata në këtë central është duke u bërë “e paparashikueshme dhe potencialisht e rrezikshme”.

Mirëpo Grossi ka thënë se situata është e tensionuar dhe kushtet e punës për ta janë shumë sfiduese.

Kjo agjenci ka lëshuar paralajmërime për sigurinë në central, edhe në të kaluarën, pasi disa bombardime patën shkaktuar dëme në sistemet e instalimeve, por nuk kanë rezultuar me ndonjë rrjedhje të rrezatimit.

Pas sulmeve, është pezulluar puna në të gjashtë reaktorët. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share