Shkoi për t’u rehabilituar por doli i sëmurë – mungon ngrohja?!

“NGRIJNË” PACIENTËT NË QENDRËN PËR TERAPI FIZIKALE DHE REHABILITIM NË KOZLE

Shkoi për t`u trajtuar në Qendrën për terapi fizikale dhe rehabilitim por doli i sëmurë. Kjo pasi sipas tij në spitalin nuk ka pasur ngrohje.

Kështu për Klan Maqedoni, rrëfen njëri prej pacientëve të shtrirë në këtë spital i cili deshi të mbetet anonim.

“Dritaret nuk mbyllen, ngrohje nuk ka, kot që i bëjmë këto terapi veçanarisht për sëmundjen që e kemi. Turp është që në këtë shekull na dërgojnë aty për rehabilitim nga ana tjetër merr një sëmundje tjetër”

E kështu nuk është për të punësuarit e këtij spitali, pasi siç thotë ai, ata kanë ngrohëse elektrike.

“Në katin e vet që rrinë e lëshojnë ngrohësen elektrike por për neve nuk ka edhe pse jemi të sëmurë”

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sic percjell KlanM, nuk ishte i njoftuar me këtë problem që i tangon pacientët.

“Jo nuk kam informacione të tilla, duhet t’i konsultoj shërbimet dhe do të merrni përgjigje” – tha Fatmir Mexhiti.

Ndërsa drejtori i kësaj qendre, Miki Fillev, thotë se nuk ka asnjë ankesë zyrtare prej pacientëve.

“Kemi blerë 10 ton mazut në muajin mars 10 ton pikërisht për shkak kësaj që mos të përballemi me kësi lloj situate. Në qoftë se ka ditë të ftohta qoftë edhe në maj ta lëshojmë ngrohjen. Por ne gjithsesi nuk lejojmë që pacientët tanë të sëmuren nga i ftohti” – tha Miki Fillev drejtor i Qendrës.

Drejtori Fillev, sic percjell KlanM,  premtoi se që nesër do të jetë i hapur për të na pranuar në këtë qendër Rehabilitimi.

Ndryshe në këtë qendër pacientët bëjnë terapi të ndryshme fizikale. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share