8 viktima nga sulmi me armë në Teksas, mes tyre edhe fëmijë

Sërish viktima nga sulmet me armë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një person ka qëlluar me armë zjarri brenda një qendre tregtare në qytetin Allen në veri të Dallasit në Teksas.

Raportohet për 8 viktima, mes tyre ka edhe fëmijë. Policia ka njoftuar se e ka ekzekutuar agresorin, i cili ka vepruar i vetëm.

Ende nuk ka të dhëna për personin që kreu sulmin, por sipas dëshmitarëve, ai ishte një burrë që qëllonte pa dallim ndaj kalimtarëve.

Policia evakuoi me qindra njerëz nga qendra tregtare. Veç viktimave ka pasur edhe disa të plagosur, por ende nuk dihet numri i saktë. Aktualisht 7 persona po mjekohen në spitale.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share